Pas shpërthimit, thonë disa dëshmitarë, makina është përmbysur dhe ka dalë nga rruga. Trupi i djegur (dhe i panjohur) i viktimës u gjet nga ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje. Në disa video, të shpërndara në rrjet, Dugin shihet i dëshpëruar, me duart në flokë, pak metra larg makinës që digjet.
Hipoteza më e mundshme sipas burimeve, është se ishte një sulm. Sipas mediave, raportohet se Dugin duhej të ishte në makinë me vajzën e tij, komentuese televizive, por në fund vendosi të udhëtonte me një makinë tjetër. Oleksandr Dugin, këshilltar i disa politikanëve, është një filozof rus i njohur për pikëpamjet e tij anti-perëndimore, të ekstremit të djathtë dhe “neo-Euraziatike”.
Vitet e fundit ai është cilësuar nga mediat perëndimore si një nga frymëzuesit e politikës së jashtme të Vladimir Putinit, ndërsa shtypi rus e konsideron atë një “figurë margjinale” për pikëpamjet e tij “të konsideruara tepër radikale edhe nga nacionalistët”. Në vitin 2014, raporton Russia Today, ai u pushua nga Universiteti Shtetëror i Moskës pas apelit të tij për të “vrarë, vrarë, vrarë” ukrainasit. Corriere Della Sera