Më datë 24.12.2016, në Bulevardin “Bajram Curri”, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë, shtetasit:
1-Erion B., 26 vjeç, banues në Tiranë.
2-Franko A., 23 vjeç, banues në Tiranë
3-Ervin O., 26 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas janë konstatuar në Bulevardin “Bajram Curri”, ku gjatë kontrollit të ushtruar, i janë gjetur tre qese farmaceutike me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim e shitje lëndësh narkotike, në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/1 – 25 i Kodit Penal./a.m.