Video/Shpejtësi skëterrë deri në 189 km/h në Sauk, policia vendos dy në pranga e shumë gjoba

Gjatë fundjavës policia shtrëngon masat duke forcuar kontrollet në rrugë, ndërsa në pranga kanë rënë 2 drejtues mjetesh.

Kështu, gjatë një inspektimi gjatë natës në rrugën e Saukut, në kontrollet me radar u evidentuan shumë raste kur drejtuesit e mjeteve shkelnin rregullat e qarkullimit, duke ecur me shpejtësi mbi normën e lejuar.

Mësohet se policia ka hequr 10 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 151km/h deri në 189 km/h dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.28mg/l deri në 0.49 mg/l.

NJOFTIMI I POLICISË
Sauk-Teg- Kontroll me Radar, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e
21 Leje Drejtimi të pezulluara për disa orë kontroll, nga të cilat 10 për drejtim mjeti me shpejtësi deri mbi dyfishin e lejuar dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Dy drejtues mjetesh të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

rregjistron 189 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi për , por kurrsesi për të udhetuar i sigurtë për veten dhe të tjerët në rrugë.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në këto momente, janë 10 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 151km/h deri në 189 km/h. Dhe 11 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.28mg/l deri në 0.49 mg/l.
Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.52mg/l deri në 0.79 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rrijtje.
Gjithashtu janë vendosur 3 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në nje nga vendet e BE-së.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve: mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesvë te tjerë të rrugës.
Të fluturosh në rrugë me 189 km/h apo në gjendje të dehur ke cënuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë. Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.
#RespektiPerRregullinVleresimPerJeten
#RespektoKufizimeteShpejtësiseJepPerparesi
#MosPërdor MosKonsumo GjateDrejtimitTeMjetit


(BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com