• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Shpata, kokë statuje dhe ikona… Zbulohen vepra të antikitetit në dy shtëpi në Fier: Vlera 1.5 mln euro

by A R
19/12/2023 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë muaj hetime çuan në arrestimin e dy personave në Fier. Shpëtim Kalemi 51 vjeç dhe Pandeli Petani, 57 vjeç, ranë në pranga pasi akuzohen për trafikim të veprave të artit dhe kulturës. Në shtëpitë e tyre, autoritetet zbuluan vepra arti të trafikuara nga Greqia, vlera e të cilave shkonte në 1.5 milionë euro.

Sipas policisë, “gjatë këtij operacioni, u ushtrua kontroll në dy banesa në qytetin e Fierit, konkretisht në banesat Shpëtim Kalemi dhe Pandeli Petani, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek, ndër të cilat ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit, të gjitha këto me vlerë rreth 1.5 milionë euro, si dhe automjeti furgon me të cilin autorët transportonin veprat nga shtetit grek, në Shqipëri, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike”.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2023/12/videoplayback-3.mp4

“Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i 2 autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, Shpëtim Kalemi 51 vjeç dhe Pandeli Petani, 57 vjeç, të dy banues në Fier, për veprat penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim”.

Policia sqaron se nga hetimi rezultoi se të arrestuarit, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë trafikuar vepra arti nga shtetit grek, për t’i shitur në Shqipëri.

Autoritetet vijojnë punën hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë. “Gjithashtu do të bashkëpunohet me policinë greke, për të zbardhur dhe dokumentuar këtë veprimtari kriminale dhe për të çuar përpara drejtësisë edhe shtetasit e tjerë të implikuar”.  

Policia e Fierit thotë se është angazhuar maksimalisht gjatë muajve të fundit, për goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha fushat. Në kuadër të megaoperacioneve  kombëtare  “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” janë çuar përpara përgjegjësisë penale, 64 shtetas të implikuar në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, shtetas që qarkullonin me armë zjarri, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale etj. Gjithashtu, gjatë këtyre operacioneve janë sekuestruar armë, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

/a.r

Next Post
Balla dhe ambasadorja e Francës nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim policor në fushën balistike

Balla dhe ambasadorja e Francës nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim policor në fushën balistike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO “tregon muskujt” në Ballkan, edhe Shqipëria merr pjesë në stërvitjen intensive

727 forca në terren për shuarjen e 20 vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit

August 4, 2026
Agron Shehaj, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

Agron Shehaj, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

August 4, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

August 4, 2026
Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga

Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga

August 4, 2026
25 shtete padisin SHBA-të për tarifat e reja tregtare

25 shtete padisin SHBA-të për tarifat e reja tregtare

August 4, 2026
Fluturoi mbi centralin nuklear, kapet në Francë Ermal Beqiraj që kërkohet për “AKSHI”-n. Parisi: Spiunazh apo gabim?

Ministria e Drejtësisë nis në Francë kërkesën për ekstradimin e Ermal Beqirajt

August 4, 2026
Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

“Keni fituar shumë para”, Trump përplaset me gjigantët e naftës pas luftës me Iranin

August 4, 2026
Fronti zhvendoset në territorin rus, Ukraina godet magazinat dhe objektet civile

Fronti zhvendoset në territorin rus, Ukraina godet magazinat dhe objektet civile

August 4, 2026
Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte

Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte

August 4, 2026
Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com