Një grua është arrestuar dhe djali i saj pesëvjeçar është marrë nën kujdestari, pasi ajo filmoi veten duke i dhënë marihuanë fëmijës.
Në videon shokuese, gruaja shfaqet duke mbajtur që tymoset nga 5-vjeçari.
Besohet se ishte vetë kjo grua e papërgjegjshme që ka shpërndarë videon kontroverse në internet, por me sa duket nuk kishte menduar edhe shumë për pasojat.
Shërbimet sociale dhe policia kanë bastisur shtëpinë e saj në Bahia Blanca të Argjentinës, teksa morën nën kujdestari djaloshin, ndërsa nëna e tij u arrestua.
Gjatë bastisjes policia ka gjetur 45 plumba të revole, kamera, telefona mobil dhe dy rrënjë të marihuanës që i kishte mbjellë brenda shtëpisë. /a.n.