Legjenda e futbollit brazilian dhe atij botëror, Pele është në luftë me vdekjen. Në moshën 82-vjeçare “magjistari i topit” prej 29 nëntorit është i shtruar në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo pasi vuan nga kanceri i zorrës së trashë.
Gjendja e Pele u vështirësua javët e fundit edhe për shkak të problemeve të reja me zemrën, teksa familjarët e afërt janë duke i qëndruar pranë në klinikë.
Në një video të fundit të publikuar nga familjarët e tij, Pele duket në gjendje të vështirë dhe i shtrirë në shtrat.
Vajzat dhe të afërmit e tij janë duke komunikuar me miqtë, teksa mediet në Brazil kanë thënë se kjo është lamtumira e fundit që Pele po bën me të afërmit dhe ata që ka ndarë vitet.
/a.r