Dy adoleshentë në Australi i janë vërsulur një 24 vjeçari dhe e kanë goditur atë në fytyrë me një shkop bejsbolli. Mendohet se adoleshentët janë vëllezër, teksa emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.
Pas sulmit, në video mund të shihet edhe viktima e përgjakur që kërkon ndihmë. Një zyrtar i policisë ka thënë për Daily Mail Australia se janë ngritur akuzat ndaj dy adoleshentëve dhe se ata do të përballen me ligjin për veprën e kryer.
KUJDES, video ka imazhe te rënda