• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO shokuese/ Aktorja e njohur e infektuar me koronavirus tregon si po i bien flokët: Mbani një dreq maske!

by Ardit Rada
11/08/2020 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alyssa Milano ka folur hapur rreth betejës së saj me koronavirusin. Aktorja përmes një videoje në Twitter rrëfeu se po përjeton rënie flokësh si pasojë e Covid-19.

Krahas videos, ku shfaqet duke krehur dhe duke mbledhur flokët e rëna, Alyssa shkruajti: “Mendova t’ju tregoja se çfarë i bën Covid-19 flokëve tuaj. Ju lutem, merreni seriozisht. #MbaniNjëDreqMaske”.

Por aktorja nuk është e vetmja që ka raportuar rënie flokësh si simptomë e Covid-19. Edhe pse kjo nuk është simptomë e listës zyrtare të CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), një studim së fundmi ka zbuluar se rreth 26% e personave që kanë përjetuar simptoma afatgjata të koronavirusit, kanë treguar se kanë përjetuar rënie flokësh.

Studimi u krye nga Survivor Corps, një grup që ofron burime informacioni për të mbijetuarit nga koronavirusi. Grupi u kërkoi më shumë se 1,500 pacientëve të raportonin se çfarë simptomash kishin nga infektimi me Covid-19, duke përfshirë dhe ato që nuk janë në listën zyrtare të CDC, siç është shtimi i peshës, bllokimi i veshëve dhe rënia e flokëve.

Studiuesit zbuluan se personat që ishin përballur me simptoma afatgjata të koronavirusit kishin shumë më shumë simptoma se ato që janë publikuar në faqen e CDC. Mbi 400 të anketuar kanë rrëfyer se kanë rënie flokësh.

Shumë persona kanë folur hapur rreth kësaj simptome në grupin e Survivor Corps në Facebook, duke kërkuar këshilla. Një grua madje tregoi se që në momentin që u diagnostikua me Covid-19 në muajin Mars, flokët e saj po bien “me tufa”.

Sipas klinikës Celevelad, fajtor për këtë është një fenomen i quajtur “telogen effluvium”, një formë e rënies së flokëve pa dhimbje që vjen nga një ndryshim jo normal në ciklin folikular.

Në përgjithësi 2 ose 3 muaj pas një eventi stresues nis rënia e flokëve.  “Kjo është arsyeja se pse pacientët po e përjetojnë tani, disa javë pasi e kanë kaluar Covid-19”, shpjegoi dr. Shilpi Khetarpal.

Aktorja Alyssa Milano më parë ka treguar në rrjete sociale se simptomat e Covid-19 i ka përjetuar që në muajin Mars, por rezultoi negative për koronavirus dhe antitrupa. Pas 4 muajsh me të gjitha simptomat, testi i doli pozitiv.

Milano bëri apel për ndërgjegjësimin e të gjithëve në lidhje me rrezikun nga koronavirusi: “Dua që thjesht ta dini se sistemi ynë i testimit nuk është i saktë dhe ne nuk i dimë numrat realë. Dua gjithashtu të dini se kjo sëmundje nuk është mashtrim. 

Mendova se do të vdisja, ndihesha sikur po vdisja. Do të dhuroj plazmën time me shpresën se do të mund të shpëtoj një jetë. Ju lutem tregoni kujdes. Ju lutem lani duart, mbani maskën dhe ruani distancën sepse nuk dua që dikush tjetër të ndihet siç u ndjeva unë”.

/e.rr

Next Post
Çfarë ndodh kur femra më s*ksi në botë shëtit me biçikletë

Çfarë ndodh kur femra më s*ksi në botë shëtit me biçikletë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

November 10, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In