• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Shoferë të dehur, me shpejtësi të lartë e pa patenta, policia bën bilancin e ndëshkimeve në 24 orët e fundit. Apeli

by Java News
26/08/2021 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit thotë se ka rritur edhe më shumë prezencën në akset rrugore dhe qendrat e banuara, për të vijuar kontrollet intensive, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Por pavarësisht masave të marra, Policia e Shtetit ngre shqetësimin se “ka akoma shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe nuk vendosin rripin e sigurimit, drejtojnë mjetin pa leje drejtimi apo motomjetet pa vendosur kaskën mbrojtëse”.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar shpejtësi që arrijnë deri në 174 km/h dhe drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat, janë arrestuar 7 persona nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 29 për shpejtësi deri në dyfish mbi normën e lejuar dhe 14 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, 1495 drejtues mjetesh, për shkelje që përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Nisur nga fakti i prezencës së lagështirës në rrugë si pasojë e reshjeve te rena oret e fundit, Policia apelon gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të bëjnë kujdes, “të respektojnë në maksimum rregullat e qarkullimit rrugor, të mos abuzojnë me shpejtësinë, por të qarkullojnë duke respektuar normat e lejuara dhe sinjalistikën rrugore, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të vendosnin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse”./m.j

Next Post
Terrori/ SHBA konfirmon lajmin për shpërthimin jashtë aeroportit të Kabulit. S’dihet numri i viktimave

Terrori/ SHBA konfirmon lajmin për shpërthimin jashtë aeroportit të Kabulit. S'dihet numri i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In