Një zjarr masiv ka shkrumbuar tre lokale në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të teatrit “Migjeni” dhe sipas informacioneve të para zjarri ka rënë rreth orës 3:25 të mëngjesit.
Mësohet se tre lokalet janë djegur totalisht, ndërsa për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar.
Ngjitur me lokalet ndodhet një pallat, ashensori i të cilit ka marre flakë duke e përhapur me pas me shpejtësi tek tre lokalet qe u dogjën plotësisht.
Sipas hetimeve paraprake është vaji i ashensorit shkaku i këtij zjarri. Ky ashensor shërbente vetëm për një lokal qe ndodhet ne katin e fundit te pallatit dhe jo për banoret, gjë e cila ka bere qe banesat e pallatit te shpëtojnë pa u djegur.
Ne vendngjarje kane mbërritur forcat zjarrfikëse, duke bere shuarjen e flakëve dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e plote të ngjarjes.
g.kosovari