• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ “Shko në hotel, atje…”, Rama me banorët e prekur nga tërmeti në Laç: Këto janë ato pallatet e ‘liri demokraci ndërto se është begati’

by Java News
02/12/2019 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është ndalur pak më parë në qytetin e Laçit ku me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj kanë inspektuar disa nga godinat që sipas disa inxhinierëve të pranishëm ndërtesat nuk bëhen më pasi kanë shkatërrime strukturore.

“Janë ato pallatet e ‘liri demokraci ndërto se është begati”, e mbani mend atë shprehjen? Urdhëro begatinë tani. Edhe jam unë i keqi pastaj që prish. Këtu duhet bërë e gjitha nga e para është muhabet kot ky”.

“Hajde se nuk ka më ca të shohim andej”, tha ne nje moment ministri Lleshaj.

“Hajde nuk ka nuk ka, po prandaj jam udhëheqësi unë që të gjej shtegun aty ku s’ka. E shef që ke ca shef Sandër?”, iu drejtua ministrit Rama, teksa takoi një grua.

“Po mirë mbi përrua ka ndërtuar ky vëllai këtu? I ka hipur sipër përroit, vë dhe krevatin sipër edhe qejf o qejf. Tani duhen parë të gjitha historitë bashkë”.

Sandër Lleshaj: Ndërhyrja aty është mëse emergjende, sa herë bie shi aty bëhet nami.

Rama: Këta janë ata të Rama ik, imagjino të kisha ik unë kë do kishit tani.
Qytetari: Kryeministër të gjithë thonë Rama ik ne po themi Rama hajde tani”.

Rama: E di e di se ju ndërroi mendja juve tani. Nuk iki unë as sot as nesër.

Qytetari: “Dua të më tregoni a të fle as mos të fle. Nuk dua as të ha as të pi”

Rama: “Do durosh pak, sa fëmijë ke? Dy? Shko pyet gruan sa kollaj bëhen se ti e ke pasur kollaj”.

Rama është takuar me shumë banorë të cilëve u ka kërkuar që të bëjnë durim. Në fund të këtij takimi një zonjë që jetonte në Adriatik e ka thirrur kryeministrin për të biseduar me të.

Ajo tregon se është nën e 12 fëmijëve, dhe se në kohën kur ra tërmeti në banesë ishte vetëm me vjehrrën dhe me dy fëmijë të vegjël. Zonja në fjalë tregon se nga frika dhe nga nxitimi dëmtoi edhe këmbën ndërsa banesa e saj ka marrë çarje të mëdha.

Ndërkohë Rama i ka sugjeruar që të shkojë të strehohet në hotel deri në përfundimin e kësaj situate.

Rama: Nuk bëhen pallatet menjëherë. Po bëjmë ditë natë isnpektimin. Nuk i ka as Franca mijëra inspektorë. Ca ka ik ka ik. Të lutem me durim. Të tjerët i kanë çu robt e shpisë me kolona varrimi. Mos e harro këtë. A i ke pa uraganet në Amerikë. Në po bëjmë maksimumin. Dua të jesh mirë. Mu shfryj, por qetësohu dhe duro.” iu drejtua kryeministri banorëve.

Banorja: Kam ra prej tërmetit nga shkallët. Zoti më ka sjell këtu. Jam nënë me 12 fëmijë. Jetoj në Adriatik. Kam ngel me plakë 92 vjeçe. Jam pensioniste, dhe jetoj me 2 femije te vegjel.”

Rama: Shko në hotel. Atje i ke të gjitha.

Banorja: Jam nënë heroinë, të unë të vinte. Pse nuk vini në Adriatik. Na ka bo gjysëm robi. Pallati ku ti banon i kanë çuar në hotel.

Rama: I ke bo me radhë kalamajt apo krejt për njëherë…duhet durim.

g.kosovari

Next Post
Edhe Meta thërret ekspertët në takim: Koha të dëgjojmë këshillat e tyre shkencore

Edhe Meta thërret ekspertët në takim: Koha të dëgjojmë këshillat e tyre shkencore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In