• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

VIDEO/ Shikoni si grabitet pika e basteve sportive

by
17/09/2015 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

VIDEO/ Shikoni si grabitet pika e basteve sportive

Një lokal i cili funksiononte si ambient për baste sportive është grabitur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 Plazh, Durrës.

Kamerat e sigurisë kanë fokusuar momentin e grabitjes, ku tre persona të maskuar, fillimisht hapin derën kryesore të biznesit.

Më pas kanë arritur të grabisin 12 televizorë plazma dhe kasafortën ku mbahej xhiroja ditore e biznesit.

Pas grabitjes, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë e llojit audi, duke u futur në rrugët dytësore të zonës së plazhit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, por nuk janë përfituar elementë të vlefshëm për identifikim e autorëve.

Janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë, për të parë nëse mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Zona e plazhit është një nga më problematiket në Durrës, sa i takon vjedhjeve. Dy ditë më parë, policia arrestoi dy të rinj, të cilët për muaj me radhë, nën kërcënimin e pistoletës lodër, grabisnin qytetarët.

https://www.youtube.com/watch?t=2&v=LOtI64fKEwM

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

SHBA mbështesin OSBE: Ka ende politikanë me të shkuar kriminale; Shqiptarë, pastroni listat e partive!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com