Modelja Kaz Crossley është vënë në qendër të kritikave, pasi në rrjetet sociale qarkulluan imazhe të saj ku thith një substancë të bardhë që dyshohet të jetë kokainë.
Mediet e huaja shkruajnë se videoja është xhiruar në Dubai nëntorin e vitit 2020 dhe është bërë publike ditët e fundit.
Dubai është një nga vendet me rregulla të rrepta kundër përdorimit të lëndëve narkotike. Nëse shtetasit kapen me drogë, sado sasi e vogël qoftë, mund të dënohen deri në 20 vite heqje lirie.
Dubai ka zero tolerancë për veprat penale të lidhura me drogën. Dënimet për posedim droge, qoftë edhe sasi e vogël dënohet rëndë deri me 20 vite burg.
/b.h