Një përleshje shokuese mes një burri dhe një gruaje është shënuar në një metro të Nju Jorkut.
Një video e publikuar në Twitter tregon momentet shokuese të cilat përfundojnë kur burri nxjerr zvarrë gruan nga treni duke e kapur për flokësh.
Videoja nis me momentin kur burri godet me grushta gruan që ndodhet në tokë dhe më pas i kthehet ajo dhe e qëllon me sa mundet.
Ai mund të dëgjohet duke i thënë gruas të ndalojë ndërsa ai ikën dhe tërheq telefonin e tij i cili ra në tokë gjatë përleshjes.
Ndërsa ai ecën në dyert e trenit dhe pret që ato të hapen, gruaja vjen nga pas dhe përdor një shufër për ta goditur nga [pas burrin.
g.kosovari











