Ishte një moment i vështirë për presidentin 82 vjeçar libanez, Michel Aoun, kur gjatë një takimi zyrtar në Jordani, u pengua teksa ngjitej në podium. Aoun ishte pjesëmarrës në samitin e Ligës Arabe, kur në një moment, nuk e ka ruajtur dot ekuilibrin, ndërsa është rrëzuar me fytyrë në dysheme. Dy roja nxituan ta ndihmojnë të ngrihet, ndërsa presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi ishte gjithashtu i pranishëm./ma.me