• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO / SHBA ngre në qiell avionin 750 milionë dollarësh

by A R
11/11/2023 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ngritur në ajër bombarduesin e tyre më të ri, B-21 Raider. Ai ka zhvilluar testet mbi Kaliforni ditën e premte, ku është fotografuar edhe nga qytetarë të thjeshtë. Më pas, këto testime janë konfirmuar edhe nga zyrtarët e Forcave Ajrore.

Vitin e ardhshëm, SHBA ka parashikuar që të shtojë në flotën e saj minimumi 100 avion B-21 Raider, të cilët sipas kompanisë që i prodhon, Northrop Grumman, secili prej tyre do të kushtojë rreth 750 milionë dollarë.

Fotot e video e fundit shfaqin avionin e ri luftarak me një pamje unike. “Siç është konfirmuar edhe nga Forcat Ajrore të SHBA-së, B-21 Raider po kryen testet e fluturimit. Këto teste të kombinuara mes ekspertëve të Northrop Grumman dhe personelit të Forcave Ajrore, do ta na çojnë në një hap tjetër drejt rritjes së aftësive operacionale”, tha Northrop Grumman.

Bombarduesi B-21 Raider u prezantua për publikun në një ceremoni të mbajtur në Kaliforni në dhjetorin e vitit të kaluar. Avioni i ri është pjesë e përpjekjeve të Pentagonit për të modernizuar armatimin bërthamor që përfshin raketa balistike bërthamore dhe mbushjet bërthamore të lëshuara nga nëndetëset. Me këtë Pentagoni po zhvendoset nga fushatat kundër terrorizmit të dekadave të fundit për t’u përballur me modernizimin e shpejtë ushtarak të Kinës. Në to do vendosen armë bërthamore ose bomba konvencionale dhe mund të përdoren me ose pa ekuipazh njerëzor. Avioni i ri u prodhua brenda shtatë vjetësh nga dhënia e kontratës ndërsa prodhime të tjera luftarake përfshirë anijet kanë marrë dekada. B-21 Raider e ka marrë emrin nga sulmet ajrore mbi kryeqytetin japonez, Tokio në vitin 1942 të njohur si “Doolittle Raid”. Ai është pak më i vogël se ‘B-2’ për të rritur rrezen e tij.

Në tetor të vitit 2001, pilotët e avionit të vjetër bombardues ‘B-2’ vendosën një rekord të ri kur fluturuan 44 orë rresht për të hedhur bombat e para mbi Afganistan, pas sulmeve të 11 shtatorit.

/a.r

B-21 RAIDER FIRST FLIGHT 11-10-23 #RAIDER33 #B21Raider pic.twitter.com/3tEKudqDiw

— Matt Hartman (@ShorealoneFilms) November 10, 2023

Next Post
“Protothema” greke, shkrim me akuzat e Berishës: Rama kërkon kohë për të shitur ‘perlat’ e rivierës…

"Hakmarrja" greke për Belerin, Athina del kundër vendimit të KE për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In