Tenistja Serena Williams ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale ku shfaqet topless në shenjë sensibilizimi për kancerin e gjirit.
37-vjeçarja, në prag të muajit të vetëdijësimit për kancerin e gjirit, përmes videos së saj u ka bërë thirrje të gjitha grave që të kontrollojnë veten rregullisht.
“Kjo është një çështje që prek të gjitha gratë kudo në botë. Zbulimi i hershëm shpëton shumë jetë”, thotë tenistja. Tetori është muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit.
a.ç