• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Video seksuale e Gjicit, Oruçi reagon kundër Alma K: S’kam lidhje me këtë skandal, asnjë komunikim me Berishën

by Java News
23/12/2023 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës, Abedin Oruçi ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, pasi emri i tij është përmendur në dosjen e videoskandalit seksual në Safet Gjicit me Alma K. në zyrën e Bashkisë së Kukësit, gjatë kohës që Gjici mbante detyrën e kryebashkiakut.Në dosjen e SPAK, thuhet se Alma K. ka pretenduar para organit të akuzës se Abedin Oruçi, ish-kryetar i Këshillit të qarkut Kukës, ia ka marrë USB-në ku ndodhej filmimi me forcë. Por në këtë reagim, Oruçi thotë se nuk ka lidhje me këtë megaskandal.

“Ajo deklaron se pas takimit të parë më 23 maj 2023 në zyrën e Safet Gjicit, kishte menduar qe heren e dyte do te prezantohej me nje pajisje regjistruese per fiksimin me audio dhe video te takimit. Pasi e realizoi videon, ne momentin e largimit nga Kukesi kishte ndaluar ne biznesin e Abedin Orucit dhe e kishte vene ne dijeni te materialit qe kishte xhiruar. Ky i fundit i kishte kerkuar ta shihte videon dhe ia kishte marre per mos te ja kthyer me. Vetëm të premten më 15 qershor 2023, një ditë para publikimit ne media të videos, personi nën hetim e ka marrë një USB me materialin video që ka sjellë nje shofer furgoni”, thuhet në dosjen e SPAK.

SPAK po ashtu thotë se ky pretendim i Alma K. nuk është konfirmuar nga hetimi.

Në dosjen e siguruar nga Report TV, evidentohen biseda mes Alma K dhe një personi me emrin Abedin, ku flitet për një objekt të cilin ai ka marrë nga autorja e filmimit. Madje në një moment, flitet edhe për një person me emri Sali, për të cilin nuk jepen më shumë detaje. Oruçi në reagimin e tij, përmend Sali Berishën, duke thënë se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me të./m.j

Reagimi i plotë i Abedin Oruçit

QENTË LEHIN, KARVANI ECËN PËRPARA

Të dashur qytetarë të Kukësit,

Sot media të ndryshme, janë përpjekur të baltosin, të njollosin emrin tim, me super skandalin e ish kryetarit të vetëzgjedhur të bashkisë Kukës. Njerëzit e neveritshëm, të cilët njollosen emrin e Kukësit, njollosen votën e kuksianëve, njollosen edhe kuksianët, u deshën vetëm 4 vite që llumi i tyre të dilte në sipërfaqe.

Unë kam qenë i zgjedhur 20 vite dhe kurrë nuk më ka shkuar ndërmend të merrem me skandale të tilla Mediat gjithashtu janë munduar ta përziejnë emrin tim me Sali Berishën. Deklaroj me përgjegjësi se nuk kam pasur kurrë asnjë lloj kontakti me Sali Berishën.

Përkundrazi, Sali Berisha gjatë aktivitetit tim që kam ushtruar si zyrtar i shtetit, me ka shkarkuar 3 herë nga puna, dhe jam kthyer në detyrë përsëri nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese. Parimi im kryesor është se unë gjithmonë kam besuar te drejtësia, dhe besoj gjithmonë të drejtësia.

Çdo media e cila ka përmendur emrin tim, duke u munduar ta përfshijnë në skandalin Alma-Gjici, i kam paditur në gjykatë.

Deklaroj me bindje të plotë se:

– Nuk jam i përfshirë në megaskandalin Alma-Gjici! Sepse nuk është në tabanin tim personal, e as të familjes time të merremi me ngjarje të tilla të neveritshme.

Ju jeni vetë dëshmitarë, se me skandale të tilla, dhe me njollosjen e kuksianëve janë marrë ish kryetari i bashkisë Gjici, ish nënkryetari dhe ish prefekti i bashkisë Kukës – Granit Gjana.

Të gjithë njerëzit që kanë shkruar për mua, dhe janë përpjekur ta baltosin emrin tim kanë përfunduar në burg.

Disa nga këto njerëz janë:

1- Prokurorja më e korruptuar në Shqipëri (ish prokurore e Kukësit), Rita Gjati është larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu;

2 – Ish prokurori i Kukësit – Edmond Karriqi, i dënuar me burg për korrupsion, ku vazhdon kryerjen e dënimit në burg;

3 – Ish nëndrejtori i policisë së Kukësit Hajri Kusho, është larguar nga radhët e policisë për trafik droge dhe korrupsion.

Të gjithë këta njerëz që janë munduar të baltosin emrin tim shikoni se si kanë përfunduar.

Alma Kaçi kaçi në bashkëpunim me gazetarët e fiksit dhe publikimet e fiksit, kërkon që t’i shmanget përgjegjësisë së saj. Tashmë krejt shqiptarët e dinë se si është bërë ajo ngjarje, kush e ka bërë dhe përgjegjësit e saj.

Unë kurrë gjatë gjithë jetës time, as që më ka shkuar ndërmend ti bëj keq kujt.

Çdo kuksian/e që me njeh, e di mirë se unë gjithmonë jam munduar ta ndihmoj Kukësin dhe kuksianët, gjat gjithë karrieres time politike, dhe si biznesmen nga te ardhurat e mia personale, dhe kurrë nuk jam përzier në ngjarje të neveritshme, si ajo në zyrën e ish kryetarit të bashkisë Kukës.

Gjithmonë do jem në Kukës për Kukësin dhe kuksianët.

Me respekt, Abedin Oruçi.

Next Post
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

Mori arrestin, i la Argitës Foltoren, tani të gjejë dy avokatë të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A është gjetur Bleona Mata pas 16 vitesh? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht! (VIDEO)

A është gjetur Bleona Mata pas 16 vitesh? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht! (VIDEO)

September 23, 2026
“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë?

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë?

September 23, 2026
“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

September 23, 2026
Destinacion i ri në horizont për Hysajn, lëvizja që pritet të bëjë mbrojtësi kuqezi

Ofertë konkrete për Elseid Hysajn, Ascoli këmbëngul për mbrojtësin kuqezi

September 23, 2026
Rrëzohet avioni stërvitor i Forcave Ajrore Britanike në Uells, dy pilotë të plagosur

Rrëzohet avioni stërvitor i Forcave Ajrore Britanike në Uells, dy pilotë të plagosur

September 23, 2026
Komisioni Europian: Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

Komisioni Europian: Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

September 23, 2026
Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

September 23, 2026
Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

September 23, 2026
Rriten qiratë në Tiranë, agjentët imobiliarë: Çmimi mesatar shkon 500 euro në muaj

Frenohet rritja e çmimeve të banesave, tregu hyn në një fazë më të ngadaltë

September 23, 2026
Këmbanat e alarmit në Ballkan

Këmbanat e alarmit në Ballkan

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com