Policia e Sarandës ka sekuestruar 56 kg kanabis dhe ka arrestuar Mufit Hoxhën, 48 vjeç, banues në Sarandë. Në fshatin Nivicë, në rrugën Krekëz-Kakome, efektivët e policisë së Sarandës kanë konstatuar një automjet tip “Ford Focus” me targa italiane BJ 346 ZR, i cili drejtohej nga Hoxha dhe në brendësi të tij kanë gjetur disa thasë sintetikë me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit që iu bë këtij mjeti, u gjet një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 56 e cila ishte mbështjellë në 8 thasë. ma.me