• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Salianji publikon audion e përgjimeve: Drejtori i Policisë Fier pagoi Alizotin

by Java News
22/03/2019 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i njohur për denoncimin e ‘Babales’ dhe i marrë i pandehur për kallëzim të rremë për këtë çështje ka publikuar një tjetër audio e cila është në dosjen e përgjimeve të prokurorisë, të pretenduar mes drejtorit të Policisë së qarkut të Fierit, Bert Bushi dhe Fredi Alizotit, kunati i Albert Veliut, i njohur si ‘Babalja’.

Ky i fundit tashmë ndodhet në Hungari, pasi ka kërkuar azil politik pas arratisjes nga Shqipëria. Salianji publikon audion e bisedës ndërsa shton se është pjesë zyrtare e dosjes ‘Babale’ në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Biseda është regjistruar, sipas Salianjit në 18 qershor të vitit të kaluar, pasi skandali “Babale” kishte shpërthyer.

“Drejtori i Policisë së Fierit paguan dëshmitarin e rremë, Fredi Alizoti. Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe dëshmitarit të sajuar për Xhafajgate! Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminë e sajuar! Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë

Fredi Alizoi ka dhënë dëshminë sipas porosisë së dhënë nga qeveria, ky numri është i Bert Nushit, drejtori i policisë së qarkut të Fier. Si komunikojnë këta në një prej përgjimeve, oora 00:28 e natës, për të kuptuar si funksionon shteti dhe ligji” shkruan Salianji.

Biseda e zbardhur
Numri 0676494091-i pretenduar i Fredi Alizotit:
Numri 694110316-i pretenduar i drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi:

Bert Nushi: Fredi, Fredi…
Fredi Alizoti: Urdhëro
Bert Nushi: Ca po bën?
Fredi Alizoti: Ai është b.q. prokuror
Bert Nushi: Ku je, ore ku je?
Fredi Alizoti: Do më dëgjosh mua apo jo?
Bert Nushi: Ku je, ore ku je?
Fredi Alizoti: Dëgjo mua tani
Bert Nushi: Ku  je ore, në Fier?
Fredi Alizoti: Unë jam në Tiranë
Bert Nushi: Shumë mirë
Fredi Alizoti: Unë atë që kam nisur nuk e kthej më pas, i kam q.r
Bert Nushi: Çfarë të tha?
Fredi Alizoti: Më tha nesër në mëngjes, mo më thuaj mua zotëri, jam zoti prokuror, i thashë të kam q…motrën…
Bert Nushi: Fredi, dëgjua mua pak
Fredi Alizoti: Nuk më rruhet mua…E ka marrë përsipër Gramozi. Nuk e di si më lini mua në rrugë v..k… E ka marrë në dorë Gramozi, fola me atë se i bëra parapritë, jam i zoti
Bert Nushi: Se jam në një vendngjarje tani, cfarë do?
Fredi Alizoti: Dua dicka, se kam mbetur rrugëve
Bert Nushi: Çfarë do nga unë? Tani jam në Fier kam një ngjarje në Ballsh…
Fredi Alizoti: E mban mend ku më le radhën e parë, më dërgo njeri të më marrë ku më ke lënë radhën e parë. E mban mend?
Bert Nushi: Po, mbaj mend, po Tiranën pak e njoh
Fredi Alizoti: Jepi numrin e telefonit të më marrë
Bert Nushi: Mua mundet të mos më kapë telefoni se jam në një vend këtej, po do të nis unë njeri unë aty me lekë..
Fredi Alizoti: E more vesh, e kape, e do troç, e kape muhabetin…ej jam në mes të rrugës
Bert Nushi: Po, po, të kuptoj

Ervin Salianji u mor i pandehur për kallëzim të rremë
Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar në një media online në Shqipëri vitin e kaluar, dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si “Babale” për pazare droge. Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës.

Nga tjetër, sipas përgjimeve të Prokurorisë të cilat “Shqiptarja.com” i publikoi ekskluzivisht vitin e kaluar, Fredi Alizoti, në biseda telefonike me “Babalen” por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ish-policë në kohën e PD, thotë se zërin e Agron Xhafajt e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga Salianji.

Alizoti që tashmë ndodhet në burg, shprehej i zhgënjyer me Albert Veliun, i cili nuk i ka dhënë asnjë lek dhe ishte larguar për azil. Ndërkohë që cështja për Babalen (Albert Veliun) dhe kunatin e tij është e veçuar për shkak se hetimet ndaj Salianjit nisën në kohën kur ai ishte deputet. Ndërkohë që pas publikimit të audio-përgjimit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

Next Post
Vodhën para dhe shufra floriri, arrestohen tre shqiptarë në Itali

FOTO/ Itali, prangosen 2 shqiptarë, kapen me drogë e mijëra euro në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com