Policia rrugore e Tiranës, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë ka ndërmarrë një aksion gjatë fundjavës për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve “rebelë”.
Kështu, gjatë një kontrolli të ushtruar në të gjitha akset urbane dhe interurbane të kryeqytetit ë Tiranë, policia ka konstatuar se shumë drejtues mjetesh dhe motomjetesh e trajtojnë rrugën si pistë, ndërsa mjetin si avion, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut për t’u përfshirë në aksidente.
“Vijon aksioni i Policise Rrugore i shtrire ne te gjitha rruget urbane dhe interurbane te kryeqytetit, ku nga kontrollet policore, me radar dhe me drager rezulton se shume drejtues mjetesh dhe motomjetesh e trajtojne rrugen si piste 🛫 ndersa mjetin si 🚀, duke u ekspozuar ndjeshem ndaj rrezikut 🚑, per tu perfshire ne aksidente rrugore, te cilat per shkak te shpejtesise, nivelit te alkoolit ne frymemarrje dhe menyres agresive ne drejtim, mund te jene edhe udhetimi i fundit per ta.
#FundjavePerTeFestuar
#StopAlkoolitNeTimon
#👮🏻♀📸“, përfundon mesazhi i policisë.
g.kosovari