• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Rruga e harruar, Kombinat-Plepa!

by
09/08/2022 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është rruga e vjetër Tiranë –Plepa, e njohur si Rruga e Ndroqit.  E gjatë rreth 28 kilometra dhe në një kohë normale, të merr më shumë se 50 minuta udhëtim. Koha shtohet në ditët e dimrit kryesisht, kur shirat përkeqësojnë situatën. Kanë kaluar më shumë se rreth 20 vjet, dhe në këtë aks, ndër më të rëndësishmit që lidh jo vetëm dy qytete, por edhe Tiranën me Jugun e vendit, nuk është vënë dorë.

Një rrugë turistike që përshkruhet mes dhjetëra fshatrave, mes historisë dhe kulturës, e së fundmi edhe agroturizmeve, është lënë në harresë prej dekadash. Për banorët kjo është rruga e zhvillimit, ndërsa mungesa e saj, izolimin. Është rruga që ata dalin në treg, rruga që aksesojnë kryeqytetin, por është edhe rruga me të cilën banorët e kryeqytetit, aksesojnë trashëgiminë kulturore, historike, por edhe turizmin.

Në kohë të ndryshme i vetmi investim që i është vërë, është mbushja e disa gropave, që në fakt, nuk e kanë përmirësuar aspak gjendjen e kësaj rruge. Janë më shumë se 20 vjet, që kjo rrugë është e harruar, ndërsa investimi i para disa viteve nga Fondi i Zhvillimit përshkroi vetëm disa kilometra, nga Kombinati në Rrugën e Prushit, që shkurtuan fare pak minuta të rrugës dhe ndikuan pak në përmirësimin e saj në tërësi. Rruga ndikon jo vetëm në kohën e banorëve por edhe në buxhetin e shoferëve.

Vështirësia e të udhëtarit përgjatë segmentit Tiranë-Ndroq për amortizimin dhe gropat e thella në të, bën që defektet e mjeteve, të shtohen. Qytetarët thonë se ankesat e tyre ia kanë përcjellë deputetëve në çdo zgjedhje, por premtimet kanë mbetur te fjalët. Deputeti i zonës nga radhët e socialistëve zoti Toni Gogu, e ngriti çështjen në parlament. Duke përcjellë zërin e banorëve të Vaqarrit, Pezës e Ndroqit, ai kërkoi nga ministria e Infrastrukturës, ndërhyrjen në këtë rrugë, por si kahera, edhe së fundmi, pavarësisht kërkesave të shumta, përgjigjet për këtë rrugë ishin të pakta./ dritare tv/

/e.d

Next Post
Dyshohet se fshihet Talo Çela, policia e Tiranës kontrolle ‘blic’ në disa zona të kryeqytetit

E rëndë/ I riu qëllon 13 herë në drejtim të djalit të hallës, shpallet në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

February 19, 2026

Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

February 19, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In