Vijojnë protestat në Shkup nga ana e mbështetësve të Gruevskit. Qindra qytetarë qëndrojnë para selisë së Qeverisë së Maqedonisë.
Protestuesit shprehen kundër qeverisjes eventuale mes LSDM-së dhe BDI-së.
Ata madje lëshuan thirrje të shumta antishqiptare dhe kanë deklaruar se ligji për avancimin e gjuhës shqipe në Maqedoni nuk mund të miratohet.
Protesta janë duke u përgatitur edhe në disa qytete të tjera të Maqedonisë./a.m.