Rreth 40 kladestinë i kanë ‘shpëtuar’ nga duart policisë në Pogradec, duke u larguar me vrap në mes të qytetit. Klandestinët ishin të gjithë në një furgon që u ndalua nga efektivët, të cilët u munduan t’i mbanin ata brenda automjetit, por rezultoi e pamundur, pasi emigrantët e jashtëligjshëm shpërthyen derën duke u arratisur me vrap.
Në videon e siguruar shihet një efektiv policie, me armë në dorë teksa urdhëron klandestinët të ulen, urdhër i cili nuk zbatohet nga këta të fundit. Ata hapin me forcë derën e furgonit, ndërsa polici, i vetëm, në pamundësi për t’i kapur të gjithë, qëndron vetëm duke i parë teksa largohen.
/a.r