Surprizën e vërtetë në këtë të martë e bëri Leipzig në Grupin H që eliminoi nga Championsi, anglezët e Manchester United. Skuadra e Nagelsmann triumfoi 3-2 në shtëpi ndaj Djajëve të Kuq, një pjesë e parë që foli për gjermanët të cilët shënuan dy herë me Angelinon në minutën e 2-të dhe Haidara në të 13-tën.
Ndërsa në pjesën e dytë gjermanët trefishuan shifrat me anë të Kluivert, ndërsa United kishte nevojë për një barazim për të kaluar në fazën tjetër por u zgjua vetëm pas minutës së 80-të. Dy gola të shpejtë të Bruno Fernandes dhe Paul Pogba në minutat e 80 dhe 82-të, nuk mjaftuan pavarsisht përpjekjeve deri në fund.
Juventusi arrin të mbyllë fazën e grupeve me pikë të barabarta me Barcelonën, por duke qenë se në dy përballjet direkte bardhezinjtë kanë shënuar më shumë gola ndaj katalanasve, renditen dhe me matematikë në vendin e parë të grupit G.
Në grupin E ku llogaritë ishin zgjidhur më parë barazim 1-1 mes Chelseat dhe Krasnodar ndërkohë që Sevilla triumfoi 1-3 në transfertën franceze ndaj Rennes sfidë ku spikati El Nesyri me dy gola.
Në mënyrë krejt të pazakontë, PSG-ja, kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve pa luajtur takimin me Bashakshehirin, e cila është ndërprerë për shkak të akuzave për racizëm ndaj arbitrit të katërt të sfidës. Falë golavarazhit më të mirë të nënkampionëve të Europës ndaj “Djajve të Kuq”, PSG-ja e mbyll këtë fazë në vendin e dytë me 9 pikë, kurse Lajpcigu në vendin e parë.
g.kosovari