Studentët vijojnë të mbeten të ngujuar brenda fakulteteve, ku kanë shprehur dhe shqetësimet e tyre, pasi thonë se nuk janë lejuar që të marrin ushqime.
Po ashtu ata thonë se rojet private kanë mbyllur derën dhe nuk i lejojnë as të dalin dhe as të marrin ushqime.
Nga videot e siguruara nga Panorama brenda ambienteve të fakulteteve, shihet se studentët janë të mbuluar me batanije dhe këndojnë këngë të ndryshme.
Studentët e Ekonomikut të cilët prej pak ditësh janë ngujuar brenda fakultetit kanë bërë sot një komunikim për mediat.










