• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Rishfaqja e Rezart Taçit… flet për shitjen e Parmës, seksin drogën dhe pushtetin

by Java News
07/02/2017 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rishfaqet në mediat italiane ish-bosi shqiptar i naftës, Rezart Taçi i cili dështoi në këtë biznes dhe u arrestua në Zvicër nën akuzën e mashtrimit. “Lodifanfulla TV” është televizioni lokal i Milanos që ka pyetur biznesmenin për jetën e tij dhe klubin e “Parmës” që pasi e bleu e çoi drejt shkatrrimit.

Taçi shprehet se vijon të jetë një njeri i pasur, madje thotë se jeton për tre gjëra: para, seks dhe pushtet. Ndërsa për Parmën, thotë se i vjen keq që gjërat shkan ashtu.

Gazetari: Ju nuk jeni nisur me gomone nga Vlora për të kërkuar fatin në Itali, madje jeni një njeri i pasur. Çfarë ju shtyn akoma të bëni diçka, kur mund të rrinit në plazh duke pirë mohito gjithë ditën…

Rezart Taçi: Më pëlqen të krijoj, më pëlqen të jem i rrethuar nga njerëzit, të krijoj menaxhim, më pëlqen energjia njerëzore dhe të punoj …nuk e di në italisht…të ngrihem në mëngjes dhe të shkoj në zyrë. Më pëlqen… njeriu që ka përgjegjësi nuk degjeneron, nuk plaket…Kënaqësia të krijosh gjithmonë diçka të re, të krijosh menaxhim, të rrish mes njerëzve, të shkosh në mëngjes në zyrë dhe të biesh herët në mbrëmje, sepse në mëngjes duhet të jesh sërish i freskët.

Gazetari: Gjithsesi mos harroni se Zoti ka thënë që ditën e shtatë njerëzit duhet të pushojnë..

Rezart Taçi: Në katër vitet e fundit po e zbatoj këtë urdhër. Më përpara jo, nuk kishte të shtuna apo të diela, nuk kishte ditë pushimi.

Gazetari: Shqipëria ka ndryshuar. Tani edhe sipërmarrës italianë shkojnë të kërkojnë fatin në Shqipëri. A ju bën krenarë kjo dhe çfarë ka ndryshuar vërtet në Shqipëri?

Rezart Taçi: Në Shqipëri ka ndryshuar mentaliteti, nëse mund ta them pa modesti, shqiptarët janë dinamikë, nëse mund ta them edhe pak inteligjentë dhe kanë ditur që në një periudhë të shkurtër kohe të kuptojnë, të kopjojnë nëse mund ta themi, atë që është më e mira në botën perëndimore dhe ta aplikojnë në Shqipëri.

Gazetari: Defekti juaj më i madh?

Rezart Taçi: Nëna ime thotë se jam shumë i mirë.

Gazetari: Sa armiq keni?

Rezart Taçi: Shumë. Më vjen në mendje shprehja e Çërçillit se sa më shumë armiq të kesh, aq më shumë arritje ke patur në jetë.

Gazetari: Nga se keni frikë?

Rezart Taçi: Mund të duket si frazë e gatshme, por nga të mosqenit mirë e njerëzve që dua.

Gazetari: Para, seks, pushtet. Në çfarë hierarkie i vendos?

Rezart Taçi: Para, seks, pushtet.

Gazetari: Jeni katolik, budist apo luteran?

Rezart Taçi: Kam konceptin tim mbi fenë. Jam besimtar, besoj në Zotin tim dhe i respektoj të gjitha fetë e botës dhe sa herë shikoj një vend të bukur të besimit katolik, ortodoks, mysliman apo hebre, shkoj të lutem.

Gazetari: Me cilin personazh kinemaje e identifikon veten?

Rezart Taçi: Nuk ja kam bërë kurrë këtë pyetje vetes… Forest Gump.

Gazetari: Pjata juaj e preferuar?

Rezart Taçi: Sot është supa.

Gazetari: Dini të gatuani?

Rezart Taçi: Jo, por duke qenë se kam bërë kamarierin, kam punuar në një restorant, i njoh përbërësit, por nuk e kam bërë vetë.

Gazetari: E keni blerë atë restorantin apo vetëm sa keni punuar?

Rezart Taçi: Jo, është e disa miqve dhe nuk blihet prona e miqve.

Gazetari: Me cilin personazh historik do të dilnit për darkë?

Rezart Taçi: Çërçill.

Gazetari: Nga gjithë aktivitetet tuaja, cilin preferoni?

Rezart Taçi: Naftën.

Gazetari: Rezart Taçi kur ndjehet burrë?

Rezart Taçi: E them pa modesti, kur u jap të tjerëve, kur bëj diçka për të tjerët.

Gazetari: Betohuni se keni thënë vetëm të vërtetën…

Rezart Taçi: Betohem.

Në një intervistë më herët edhe ish-drejtori i Parmas, Pietro Leonardi ka thënë: “Nga Taçi më kujtohet vetëm që më bëri të kaloja një ditë 7 orë para një faksi në pritje të një çeku për të paguar rrogat të cilat m’i konfirmonte çdo ditë për dy muaj radhazi”./bw/a.k

Next Post
Ryshfeti 2 mijë euro, KLD urdhëron procedimin disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit

Ryshfeti 2 mijë euro, KLD urdhëron procedimin disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In