Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga filmi “Mësonjëtorja, i cili është restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.
Rama theksoi se “Mësonjëtorja” është filmi që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare.
Filmi “Mësonjëtorja” mban firmën e regjisorit Muharrem Fejzo, skenarin e Natasha Lakos, dorën e piktorëve Shyqyri Sako e Ilia Xhokaxhi; lojën e shkëlqyer të Roza Anagnostit, Gulielm Radojës, Robert Ndrenikës, Ardian Cergës etj.
Restaurimi i filmit “Mësonjëtorja” përkoi me ditën e parë të shkollës.
Puna e bërë nga AQSHF në bashkëpunim me Harabel Contemporary Art Platform do të mund të shihet sot pasdite, në Pallatin e Brigadave.
Mësonjëtorja është një film-simbol i përpjekjes për dije dhe një homazh për të gjithë dëshmorët e gjuhës shqipe, që sakrifikuan gjithçka për të mbajtur ndezur këtë flakë.
/a.r