• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Restaurimi i xhamisë së Et’hem Beut, si ka ndryshuar ‘xhevahiri’ i trashëgimisë tonë kulturore

by A R
20/01/2022 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhamia ikonike e Et’hem Beut në zemër të Tiranës është konsideruar si një xhevahir i trashëgimisë sonë kulturore.

Pas një pune disa vjeçare restauruese, në këtë xhami duke përdorur teknikat e fundit të restaurimit tashmë ka në muret e saj, të gjitha afresket origjinale nga koha e ndërtimit. Afresket në muret e saj, të cilat tashmë u rregulluan, janë aq të rralla sa nuk gjendet një xhami e dytë në Shqipëri.

Nën drejtimin e piktorit të njohur Adrian Çene, është bërë një punë e mrekullueshme, në 300 metra katrorë sipërfaqe.

Kjo xhami është e vetmja ndër tetë xhamitë e shekullit 17-18 të ndërtuara në Tiranë. Asnjëra nga të katër fasadat e xhamisë nuk i ngjan njëra-tjetrës.

Faltorja ka 18 dritare në dy rreshta horizontalë, të cilat në numrin më të madh i japin asaj një dritë të kufizuar për të krijuar një ambient mistik. Xhamia e Et’hem Beut, ndër më të vjetrat në Ballkan, është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948.

Salla e lutjeve ka planimetri katrore dhe është ndërtuar me vëllim unik mbuluar me kupolë prej llamarine plumbi. Kjo xhami është pjesë e ndërtesave komplekse që përbëjnë qendrën historike të Tiranës dhe përbën një kompleks arkitektonik së bashku me Kullën e Sahatit. Tashmë, pas restaurimit, keni një arsye më shumë për ta vizituar atë.

/dritare.net

Next Post
“Goca e babit”/ Rrëfimi i Aurela Bashës, për të atin që humbi jetën sot

"Goca e babit"/ Rrëfimi i Aurela Bashës, për të atin që humbi jetën sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In