• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Reduktimi i dokumenteve në Hipotekë, qytetarët: U shmangën radhët!

by Java News
22/02/2018 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e kanë pritur pozitivisht vendimin e qeverisë për të ulur numrin e dokumenteve që duhen paraqitur në zyrat e regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Sipas ligjit “Për Regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, zyrat e regjistrimi të pasurive ofrojnë 51 shërbime dhe administrojnë 275 dokumente. Nga 51 shërbimet e ofruara, tashmë janë hequr 21 dokumente, duke i hequr kështu një barrë të madhe qytetarëve, të cilët tashmë do të kursejnë kohë në radhë të parë dhe nuk do të vuajnë më strese të tepërta.

“Është një lajm i mirë. Para tre muajve isha këtu dhe kishte radhë. Sot duket qartë që nuk ka fare radhë. Shërbimi është më cilësorë. Mbarova punë për 10 minuta” shprehet një qytetar për ATSH-në. “Besoj se kjo nismë do japë efektin e duhur. Sot erdha dhe fatmirësisht nuk m’u desh të prisja shumë, mora informacionin që më duhej dhe u largova”, shprehet një tjetër qytetar. “Edhe tek ALUIZNI ndryshimi ishte pozitiv”, theksonte një qytetar tjetër.

Gjatë intervistës për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Merita Qato, Drejtoreshë e zyrës Juridike të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bëri të ditur dokumentet që nuk do i kërkohen më qytetarëve. “Janë hequr 21 dokumente. Kategoria e dokumenteve që ZRPP ka hequr dhe nuk do t’ia kërkojë më qytetarëve janë certifikatat e zyrës së gjendjes civile, të cilat tani do të sigurohen nga ana e institucionit tonë nëpërmjet korrespondencës elektronike dhe shkresore me Drejtorinë e Gjendjes Civile. Dokumente të tjera të cilat janë hequr janë dokumentet ndihmëse identifikuese të pronës, akt vlerësimi pasurie, hartë treguese prone, të cilat nuk janë të nevojshme për vijimin e procesit të pronës në disa kategori shërbimesh”, tha Qato.

“Pjesa e dokumenteve ligjore, të cilat janë të detyrueshme për t’u paraqitur në ZRPP për të regjistruar pronën, klasifikohen në shërbime që ofrohen nëpërmjet shërbimit noterial dhe dokumentacioni paraqitet nga noteri dhe nuk është e nevojshme paraqitja e qytetarit në sportelet e ZRPP dhe këtu nga 51 shërbime gjithsej që ofron ZRPP, 27 shërbime janë klasifikuar si shërbime që kryhen nga noterët nëpërmjet sistemit one stop shop”, vijoi Qato.

Sipas saj, shërbimet që kryhen nëpërmjet dokumentacionit që përcillet për regjistrim në ZRPP janë 7. “Qytetari paraqitet në ZRPP thjesht për të aplikuar dhe konkretisht këtu përfshihen 7 shërbime, si shërbime që regjistrimi kryhet nëpërmjet dokumentacionit të përcjellë nga organet kompetente që e kanë krijuar aktin ligjor, kryesisht regjistrimi i lejes së legalizimit përcjellë nga ALUIZNI, leja e ndërtimit përcjellë nga Bashkia, Regjistrimi i akteve të marrjes së tokës në pronësi përcjellë nga Bashkia/Njësia Administrative përkatëse, aktet e përmbaruesit gjyqësor përcjellë nga përmbaruesi”, tha Qato./ATSH

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1247152408752395/

Next Post
Uefa Europa League/ Mbyllen pjesët e para, ja rezultatet

Uefa Europa League/ Mbyllen pjesët e para, ja rezultatet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com