• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

by E B
23/08/2026 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video, ku ka dhënë detaje nga mbledhja rreth 7-orëshe me të deleguarit politikë të Partisë Socialiste, kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare dhe deputetë të PS-së, të zhvilluar këtë të diel në Pogradec.

Rama tha se takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri politik, duke theksuar se diskutimet u përqendruan te dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, si dhe te një ekosistem i ri i komunikimit të qeverisë me qytetarët.

“Nga Pogradeci, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta, aty ku ne u përpoqëm të mblidhnim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, lidhur me sezonin e ri politik. Kemi diskutuar për Besën, kemi diskutuar për Praninë Besnike, ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë me qytetarin dhe për Pasqyrën Unike, Pasqyra Albania, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te mënyra e re e trajtimit të kërkesave dhe problematikave të qytetarëve, duke e krahasuar atë me një “pako postale” që mund të ndiqet në kohë reale.

“Ambicia është që të arrijmë që çdo kërkesë, shqetësim apo hall i qytetarit të jetë një pako postale që ndiqet në kohë reale, nga dërguesi dhe nga ana tjetër shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se synimi është që qytetari të ketë një komunikim më të drejtpërdrejtë dhe transparent me administratën, ndërsa institucionet të jenë të detyruara të ndjekin dhe të zgjidhin në kohë kërkesat e qytetarëve.

Next Post
Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com