Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme me një urim të veçantë për qytetarët, të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Ai ka ndarë një video nga Ura e Mesit në Shkodër, një nga monumentet më të njohura historike të vendit, duke përcjellë një mesazh festiv.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër përshëndetje feste nga Ura e Mesit në Shkodër, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama në postim.











