Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me qendrën shëndetësore të rikonstruktuar në Bërdicë të Shkodrës. Rama shkruan se përmes imazheve tregohet se transformimet e mëdha bëhen me një punë të mirë.
“MIRËMËNGJES dhe duke e kujtuar përmes këtyre imazheve, se transformimet e mëdha bëhen me një punë të mirë çdo ditë, në çdo drejtim e pavarësisht baltës e gurëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama
Në videon e postuar nga Rama, doktori i qendrës, Teuton Muzaka shprehej se kushtet më parë kanë qënë skandaloze.
“Në qendrën shëndetësore në Bërdicë kushtet kanë qënë skandaloze. Gjysma e qendrës shëndetësore ka qënë jo-funksionale. Sot jemi në një standart europian.”
a.cupaj