Kryeministri Edi Rama ka publikua në Facebook një video të filmuar nga droni mbi kantierin e stadiumit të ri, “Arena Kombëtare”. Rama e quan “mbresëlënës” kantierin, ndërsa stadiumin një “arsye krenarie” për Tiranën në të ardhmen.
Rama përsëriti idenë e ish-kryeministrit Sali Berisha për finalen e Superkupës së Evropës në stadiumin e ri kombëtar.
“Kantieri mbresëlënës i Arenës Kombëtare, stadiumi europian i kuqezinjve që do t’i japë Tiranës një arsye të re krenarie, një hapësirë të re publike e rekreative në 7 ditë të javës, po edhe do të fusë Shqipërinë në hartën e UEFA-s, si vend që mund të mikpresë edhe finale të Superkupës Europiane”, shkruan Rama.
d.i.