• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Rama: Së shpejti shpallet paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore në banesa

by A R
10/01/2025 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kryeministër a mund të kenë lehtësira qytetarët, të cilët individualisht do të vendosin panele diellore mbi çatitë e tyre, qoftë në pallate apo në banesa?”, ka qenë kjo pyetja që Kryeministri Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet në rubrikën “Sy m’Sy”.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Rama thotë se sigurisht që do të ketë lehtësira teksa shton se së shpejti do të bëhet shpallja e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët në banesë, për të cilën është i bindur se do të jetë një sukses.

“Po, sigurisht që ka dhe për këtë arsye jemi të parët në rajon për vetëprodhimin e energjisë diellore nga familjarët dhe nga bizneset. Prodhojmë 196 megavat, 4-fish e Serbisë dhe më shumë se 10-fishin e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Së shpejti do të bëhet shpallja e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët në banesë dhe do të jetë një sukses sepse siç ndodhi me paketaën e parë, interesi është i madh dhe u shterua i gjithë financimi 100%”, thotë Kryeministri Rama.

Gjithashtu, Kryeministri ka zgjedhur t’i përgjigjet një tjetër komentuesi në “Facebook”, i cili i shkruan: Po t’i thuash ti popullit fluturon gomari, shumë e besojnë se ju ke bërë vaksinën e partisë.

Për qytetarin, Kryeministri Rama ka thënë se kush nuk e nënvlerëson popullin shqiptar bën një gabim të madh pasi shprehet se ky popull është i drejtë në vlerësimin e punës dhe i jep secilit hakun që meriton. Rama e ka rivënë theksin sërish tek pavarësia e plotë energjetike, të cilën ka thënë se Shqipëria do e fitojë brenda pak vitesh.

“Kush e nënvlerëson këtë popull, bën një gabim të madh. Ne shqiptarët jemi si të tjerët kur bëjmë të gjithë si trajnerë futbolli, por po erdhi puna tek politika, nuk na e ha qeni shkopin. Jeta shqiptare reale nuk është e rrjeteve sociale, por e përpjekjeve të jashtëzakonshme për të ecur përpara. Përpjekja për ta kthyer Shqipërinë në një dekadë nga një vrimë të zezë në mes të Europës në sektorin e energjisë, në një vend që për pak vite fiton pavarësinë e plotë energjetike. Ngre flamurin e sovranitetit të plotë energjetik duke mbuluar 100% të nevojave me prodhim vendas duke u bërë vend neto eksportues. Populli është më i drejtë në vlerësimin e punës dhe i jep secilit hakun”, përfundon fjalën e tij Kryeministri Rama.

Next Post
VIDEO / ‘Kina ka 40 vite që nuk bën luftë”, gazetari ‘kap mat’ ish-kreun e NATO-s gjatë intervistës

VIDEO / 'Kina ka 40 vite që nuk bën luftë", gazetari 'kap mat' ish-kreun e NATO-s gjatë intervistës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In