• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Rama reagon pas ngjarjes në Zvërnec: Do të isha njësoj i revoltuar si qytetarët

by A R
01/06/2026 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka dalë këtë të hënë, 1 qershor, lidhur me ngjarjen e Zvërnecit, ku punonjësi i një shoqërie private të sigurisë së kantierit ku po protestohej, goditi me grusht njërin prej protestuesve.

Rama u shpreh se kupton revoltën e qytetarëve lidhur me ngjarjen, teksa shtoi se dhe ai ndoshta do të vepronte njësoj si ata duke ngritur zërin kundër padrejtësive, e ndoshta dhe më keq.

“Për të gjithë ata që janë revoltuar e rreshtuar kundër meje pasi panë aktin e neveritshëm të tërheqjes zvarrë të një prej protestuesve në Zvërnec. Ju kuptoj shumë mirë, madje ju siguroj se në vendin tuaj po njësoj do revoltohesha e do rreshtohesha kundër qeverisë e ministrive. Do më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie, në sy të policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba, të ulërinin si kafshë e të merrnin nga jashtë brenda një njeri në të drejtën e vet, ta tërhiqnin zvarrë, e pastaj të thoshte policia se i zvarrituri u fut vetë.

Do kisha bërë më keq se ju, po të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po ua fal të huajve. Madje kam vënë re se është përhapur gjithandej me shumë helm nga pas edhe legjenda se shteti po ua hap tokën izraelitëve për të sjellë palestinezë. Po të më thoshin se ajo ishte zonë e mbrojtur dhe e hoqën për t’ia falur të huajve, po të më thoshin se në vend të flamingove aty do pastroheshin paratë e zeza të mafies ndërkombëtare, e të tjera, nga ato që ju kanë thënë, e ju i keni pastaj duke i shpërndarë, janë shkruar duke ngritur një dallgë zemërimi, duke bërë thirrje për të mbrojtur atdheun në rrezik“, tha ai.

Kryeministri ishte në dilemë, pasi tha se prej dy ditësh po mendonte nëse duhet të shpjegojë me detaje “anën tjetër të medaljes”, pra argumentet dhe faktet që sipas tij nuk janë bërë të njohura për publikun. Sipas tij, projekti është në interes të vendit dhe se anulimi i tij do të ishte një dëm afatgjatë.

E kuptoj shumë mirë tërë këtë, edhe zemërimin tuaj. Kam 2 ditë që e pyes veten: a duhet unë t’ua tregoj më të vërtetën, një e nga një, anën tjetër të kësaj medaljeje? Apo mos vallë duhet të themi: më falni, gabuam, nuk e gjykuam mirë këtë punë, projekti do anulohet dhe ju të qetësoheni, të shijoni fitoren e një kauze, e cila, parë nga ana juaj, e medaljes është vërtet fisnike? E pastaj vërtet të mendoni se e mbrojtët Shqipërinë nga një e keqe e madhe, e unë të rri në karrige, të shtyj kohën e pushtetit, me shijen e hidhur të një humbjeje të madhe të Shqipërisë“, u shpreh ai.

Prej disa ditësh, qytetarë dhe aktivistë të shumtë janë përfshirë në protesta, të cilët kundërshtojnë ndërhyrjen në zonën pranë lagunës së Nartës, duke paralajmëruar pasoja të mundshme mjedisore.

Protesta janë mbajtur si në Zvërnec, pranë zonës së projektit, por gjithashtu dhe në kryeqytet (më 31 maj, teksa është paralajmëruar edhe për këtë të hënë, 1 qershor, një marshim i radhës).

Në zonë parashikohet ndërtimi i një kompleksi të madh turistik, me investime që kapin vlera miliardëshe.

Në reagimet e mëparshme, kryeministri ka theksuar se bëhet fjalë për një pronë private prej rreth 300 hektarësh, e se investitorët kanë siguruar tokën përmes marrëveshjeve me pronarë privatë dhe jo nga shteti shqiptar.

Gjithashtu, ditën e sotme, 1 qershor, u është hequr licenca dy kompanive private të sigurisë, punonjësit e të cilave u filmuan duke dhunuar protestuesit që po kundërshtonin paqësisht kundër punimeve në zonë.

Nga hetimet, për vlerësimin e zbatimit të përgjegjësive ligjore nga subjektet private, rezultoi se të dyja subjektet janë konstatuar në shkelje.

Shkeljet e konstatuara nga Policia:
-Subjekti ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kishte marrë masat për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për regjimin e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve në objekt. Nga ana e këtij subjekti nuk administrohej lista e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në objekt. Për shkak të mospërmbushjes së këtyre kritereve, më datë 30.05.2026, janë lejuar të hyjnë në brendësi të rrethimit, persona të paidentifikuar dhe të panjohur nga personeli i shërbimit. Këta persona, gjatë tubimit, kanë ndërhyrë pa patur asnjë atribut ligjor dhe kanë goditur e tërhequr me forcë një shtetas pjesëmarrës në protestë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjithashtu, kanë reaguar kundër protestuesve me gurë dhe sende të tjera nga rrethimi i pronës.

-Ndaj këtyre shtetasve që kryen veprimet e dhunshme, punonjësit e ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kanë kryer asnjë veprim parandalues apo për largimin e tyre. Ndërsa punonjësi i licencuar i subjektit ShPSF “Major Security”, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët u proceduan penalisht, dhe nga verifikimet rezultoi se dy të proceduarit nuk figuronin të regjistruar apo të licencuar nga subjekti SHPSF “Major Security”, kryen veprime arbitrare duke shpërdoruar detyrën dhe në tejkalim të kompetencave, pasi goditi me grusht një prej protestuesve, e morën me forcë dhe e çuan në brendësi të rrethimit duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Next Post
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

“Ulërinin si kafshë”, Rama: Rojet private që morën zvarrë protestuesin duhet të ishin arrestuar në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

September 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 5 Shtator 2026

September 4, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Mbidoza, urgjenca që mund të parandalohet, ekspertët apelojnë për ndërhyrje në kohë

September 4, 2026
Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

September 4, 2026
Berisha niset për në SHBA: Ndjesi ndryshe, më kujton udhëtimin e parë!

Berisha niset për në SHBA: Ndjesi ndryshe, më kujton udhëtimin e parë!

September 4, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

In memoriam\ Anagnosti, ose kinematografia vs sociologjisë

September 4, 2026
Matura, dalin rezultatet e testit të anglishtes, këtu mund të kontrolloni notën

Mbi 250 studentë zgjedhin Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Infermieria më e kërkuara

September 4, 2026
Si ndodhi sulmi në dasmën iraniane? Municioni amerikan goditi çatinë e banesës dhe…

Si ndodhi sulmi në dasmën iraniane? Municioni amerikan goditi çatinë e banesës dhe…

September 4, 2026
Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Ambasadori gjerman: Rusia po rrit presionin ndaj Gjermanisë dhe Europës

September 4, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Lumir, rezultati nuk është mercenar

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com