Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se me investimet e qeverisë, është transformuar një tjetër shkollë në vend.
Bëhet fjalë për shkollën e mesme të përgjithshme “Adem Haxhija” në Postribë.
Kjo shkollë është pajisur me fusha të reja sportive.
“Transformi i shkollës së mesme të përgjithshme “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës, pajisur me fusha të reja sportive”, shkruan Rama.











