Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme një video nga ishulli i Tongos në Sarandë.
Rama shprehet se kjo është një zonë pothuajse e pazbuluar nga turistët duke e cilësuar një copëz parajse mbi Jon.
“Pothuajse i pazbuluar nga turistët, ishulli i Tongos në Sarandë është një copëz parajse në Jon, me ujin e kristaltë dhe rërën e bardhë”, shkruan kryeministri Edi Rama./m.j