• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Rama, përkrah Kurtit: Shqipëria parajsë e turizmit, do përpiqemi të bëhemi të pavarur për furnizimin me energji

by Java News
28/02/2022 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në samitin e BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor me një mesazh solidariteti me popullin e Ukrainës. Rama u shpreh se Shqipëria është një parajsë për investime në fushën e turizmit duke theksuar se ka pasur numrat më të lartë edhe gjatë periudhës së vështirë të pandemisë së COVID.

“Më lejoni t’i bashkohem duke shprehur edhe në këtë vend solidaritet me popullin e Ukrainës. Më lini ta nis duke thënë se besoj fort që investimi në Shqipëri apo në vendet e tjera është më shumë se të investosh në një vend, është të investosh në një rajon me potencial ende të pashfrytëzuar. Ballkani Perëndimor është objektivi i investimeve. Falë faktit që të gjitha vendet e rajonit po përmirësohen dhe po bëjnë përpjekjet për të bërë më shumë. Besoj se jemi në një fazë të re. Shqipëria është një parajsë e turizmit dhe për investimin e turizmit.

Nuk do ju bezdis me shifrat sepse në Ballkan ne kemi këtë që ne kemi numrat më të lartë. Ne edhe gjatë momenteve më të këqija të pandemisë kemi parë rritje të dukshme të industrisë tonë të turizmit. Po shohim të ndodhin më të shumë gjëra në sektorin strategjik. Jemi duke përgatitur investime masive në energji. Kemi parë një sërë shtigjesh të reja për infrastrukturën tonë dhe rrjetin hekurudhor. Shpresoj se do jemi në gjendje të bëjmë më shumë. Do jemi në gjendje të vazhdojmë Nga një anë nga Kosova me hekurudhën Durrës Prishtinë dhe nga ana tjetër për korridorin e tetë me Maqedoninë e Veriut, Janë dy drejtime për nxitje të ekonomisë të dy vendeve. Nuk jap të dhëna dhe shifra sepse ne jemi të gjithë të jashtëzakonshëm”, u shpreh Rama.

Ndalur te prioritetet e qeverisjes së re, Rama veçoi energjinë ku u shpreh se synohet të bëhemi një vend i pavarur nga pikëpamja energjetike dhe shtoi se investimet janë në proces.

“Energjia është shndërruar në një pikë qendrore për të gjithë dhe ne po punojmë për të që prej ditës së parë që kam ardhur në qeveri. Tani po ecim drejt realizimit të objektivit për të pasur një vend të pavarur nga pikëpamja energjetike për investime që janë tani në proces. Kemi problemin e të qenit të varur nga energjia hidrike. Kjo shoqërohet me dobësinë e varësisë nga një burim. Kemi investime në energji diellore dhe po bëjmë përpjekje për energjinë e erës.

I dytë është turizmi i lidhur me infrastrukturën. Këtu po flas për korridorin blu që është pjesë e rrjetit europian dhe procesit të Berlinit. Kemi nisur investime në porte. Në porte turistike dhe në portin e ri tregtar në Durrës që do të transformojë tablonë e vendit si vend turistik. Edhe aeroportet e reja. Kemi përfunduar aeroportin e ri në verilidnje. Kemi nisur tjetrën në jug. Po bëjmë përpjekje të nisim aeroportin e katërt në kufi me Korfuzin. Përparësia e katërt është digjitalizimi i plotë”, deklaroi Rama./m.j

Next Post
LISTA/ “Hakmarrja e Rusisë”: I mbyll hapësirën ajrore 36 shteteve, në mes tyre edhe Shqipëria

LISTA/ "Hakmarrja e Rusisë": I mbyll hapësirën ajrore 36 shteteve, në mes tyre edhe Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

March 3, 2026
Prej dy dekadash bën Reformën Zgjedhore në Shqipëri, Bylykbashi i PD: Duhet reformë e thellë të sigurojë barazinë e votës

Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

March 3, 2026
Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In