Në Shishtavec të Kukësit po merr jetë “Parku i Aventurave”. Është Kryeministri Edi Rama që jep lajmin. Ai thotë gjatë një postimi në rrjetet sociale se ky park do të jetë një mundësi e artë për zhvillimin e turizmit në atë anë të Shqipërisë.
“Dhe nga Shishtaveci i Kukësit ku po merr jetë “Parku i Aventurave”, një mundësi e artë për zhvillimin e turizmit në këtë kënd të Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur”, shprehet Rama.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë edhe një video nga punimet në park.
/a.r