• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Rama në qendrën e Formimit Profesional në Durrës: Do t’ju ndihmojmë që të filloni punë

by Java News
15/04/2019 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personat e papunë që ju drejtohen zyrave të punës, por nuk kanë një kualifikim fillestar dhe nuk dinë se nga t’ia fillojnë apo ç’lloj pune duhet të kërkojnë, tashmë ndihmohen nga zyrat shtetërore përmes një trajnimi disa javor.

Kryeministri Edi Rama ishte në mjediset e Qendrës së Formimit Profesional në Durrës, që ofron kursin e trajnimit “Start SMART”.

“Qendra e Formimit Profesional Durrës i shërben të gjithë zonës së Durrësit, Krujës, Fushë-Krujës me shërbime trajnimi afatshkurtër që variojnë nga disa javë në disa muaj, maksimumi në rreth 6 muaj. Konkretisht, një nga paketat e fundit që kjo qendër e formimit profesional ka lancuar është paketa “Start Smart” dhe që targeton të gjithë ata që kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë, të larguar nga tregu i punës dhe i trajnon ata me aftësi bazë si të kërkojnë  një vend pune, por edhe si të kenë shprehitë e duhura për të fituar një vend pune”, u shpreh zëvendësministrja e Ekonomisë, Dajna Sorensen.

Një nga mësueset e qendrës është shprehur se zyra e punësimit orienton të gjithë në formim profesional ose në punësim.

“Janë të gjithë punëkërkues të papunë, që vijnë nga zyra e punësimit dhe sot fillojnë kursin në qendrën tonë. Kursi është dyjavor, 4 orë mësimore çdo ditë, bëjmë vlerësimin e aftësive sociale dhe në fund bëjmë profilin që e çojmë në zyrën e punësimit”, tha një nga mësueset e Qendrës

Kryeministri iu premtoi kursantëve se mbështetja do të vijojë edhe më pas kursit, duke i ndihmuar ata në gjetjen e një pune.

“Të jeni të sigurt që kjo ju ndihmon shumë se ju e keni dëshirën për punë, por s’keni akoma një kualifikim minimal. Kështu që këtu merrni disa parime bazë, pastaj në vijim ne do t’ju ndihmojmë për të pasur kontaktet e duhura me sipërmarrjet dhe për të filluar punë”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Zbardhen shkresat, TIA injoroi kërkesat e policisë për sigurinë e dyerve

Zbardhen shkresat, TIA injoroi kërkesat e policisë për sigurinë e dyerve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

October 2, 2026
Konsumatorët familjarë pritet të paguajnë më pak nga 1 shkurti, ERE shqyrton sot çmimin e energjisë

Shqipëria humbet 1 në 5 njësi energjie në rrjet, mbi trefishin e mesatares së BE-së

October 2, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

‘Territorialja’, reformë apo thjesht ri-ndarje?

October 2, 2026
Peleshi pret në Kuvend ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

Peleshi pret në Kuvend ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

October 2, 2026
Shifra alarmante nga diabeti, mjekët: Mbi 90 mijë të orekur, diagnostikimi tek moshat e reja

Diabeti, kërcënimi i heshtur për zemrën: Pse simptomat mund të mashtrojnë

October 2, 2026
Zyrtarët e lartë brenda kafazit të qelqtë/ Ish-Prokurori Karanxha: Shkelje e barazisë së palëve

Karanxha del kundër prokurorëve: Ndryshimet në Kod ishin të nevojshme, s’mund të kemi burg për çdo gjë

October 2, 2026
Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

October 2, 2026
“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

October 2, 2026
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

October 2, 2026
Trump urdhëron qeverinë federale të zëvendësojë 'inteligjencën artificiale' me 'superinteligjencë' -

“Po kryejmë hetime, do përgjigjemi”- Sulmi gjatë fluturimit të “FlyDubai”, reagon Trump: Nëse Irani është përgjegjës, do ta godasim shumë fort!

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com