• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Rama në Pediatrinë e Elbasanit, batuta me mjekët: Erdhi qershori, ju rrisim rrogën

by Java News
23/05/2022 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme inspektuan ambientet e reja të Pediadrisë në Elbasan.

Rama gjatë takimit me stafin mjekësor i bëri me dije se nga qershori do të fillojë rritja e rrogës për të gjithë mjekët dhe infermierët.

Edi Rama: Si jeni?

Stafi: Mirë.

Edi Rama: Erdhi qershori tani , do t’ju rrisim rrogën.

Deklarata e kryeministrit u shoqërua me të qeshura nga stafi mjekësor, ndërsa ministrja Manastirliu bëri me dije se rroga do të rritet me 6% duke filluar nga 1 korriku. Ajo u shpreh se rritja do të vazhdojë për çdo vit, ashtu siç është premtuar.

“Pas një seri investimesh në spitalin e Elbasanit, investimi më i ri tashmë i përfunduar është Spitali Pediatrik, një angazhim i përmbushur që i siguron shërbime cilësore më shumë se 20 mijë fëmijëve që marrin shërbim çdo vit në këtë spital. Se si kanë qenë kushtet e Spitalit Pediatrik, atë e dinë fare mirë të gjithë mjekët dhe infermierët e këtij spitali, por për të thënë të vërtetën, tashmë korpusi i spitalit të Elbasanit është një korpus i mirëinvestuar nga pikëpamja e infrastrukturës spitalore, por edhe nga pikëpamja e teknologjisë, imazherisë dhe laboratorit që tashmë janë përfshirë në gjithë programin e zhvillimit spitalor”, u shpreh Manastirliu.

Spitali Pediatrik i Elbasanit ka një kapacitet prej 75 shtretërish, 60 shtretër shtrimi për pacientët e vegjël, të organizuar në shërbimet e terapisë ditore, reanimacionit, neuro – interiteve, bronkiteve, dhe shërbimit të pediatrisë infektive, si dhe 15 shtretër në shërbimin e urgjencës.

Të gjithë dhomat e pacientëve të vegjël duke filluar nga urgjenca, pavioni i terapisë ditore dhe pavijonet e tjera të shërbimeve pediatrike kanë ambiente miqësore për pacientët e vegjël.
“Besoj që tashmë janë të gjitha standardet dhe ajo çka është e rëndësishme është që përveç mobilimit spitalor, të gjitha aparaturat mjekësore janë të reja. Është një spital që ka 60 linja oksigjeni. Çfarë e karakterizon këtë spital si një model të ri që kemi filluar ta përfshijmë në spitalet pediatrike janë shërbimet miqësore për fëmijët.

Hapësirat e përbashkëta janë rehabilituar. Kur e filluam në fillim këtë projekt, nuk e dinim a do sillej dot në kushtet dhe parametrat e duhura pasi që nga viti ’90 nuk ishte vënë dorë.” – shpjegoi Ministrja Manastirliu. Spitali i ri është gjithashtu një investim i shumëpritur për personelin e dedikuar shëndetësor të Spitalit pediatrik të Elbasanit që trajton në ditë mesatarisht 80 pacientë të vegjël në shërbimin e urgjencës dhe deri në 150 pacientë të vegjël në periudhat e pikut.

g.kosovari

Next Post
Java Amerikane-Shqiptare/ Ribotohet “Here and there”

Java Amerikane-Shqiptare/ Ribotohet “Here and there”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com