• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Rama ndan pamjet: Organizohet për herë të parë Festivali i Peshkatarëve në Pogradec

by A R
14/07/2024 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë organizohet Festivali i Peshkatarëve Shqiptarë në Pogradec.

Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Me grepin e hedhur në lumë, nga rrjetat e barkave shpërndarë në liqen, te flota e anijeve të peshkimit nëpër dete, Shqipëria është tashmë një superfuqi evropiane në peshkim”, shprehet Rama.

Rama i fton të pasionuarit pas këtij sporti, por jo vetëm, që t’u bashkohen peshkatarëve, kuzhinierëve, artistëve, ku nuk do të mungojë muzika, argëtimi, vallja dhe shumë surpriza.

Festivali zhvillohet në datat 2, 3 e 4 gusht në Pogradec.

Pas “Saranda Fish Festival”, aktivitet që kremtoi në datat 28 maj – 1 qershor jo vetëm traditën e bukur të peshkimit, por edhe kulturën, historinë e nautikës dhe mikpritjen shqiptare, tashmë është radha e qytetit bregliqenor të nisë një traditë të re në këtë fushë.

Qeveria shqiptare i ka kushtuar një vëmendje të posaçme sektorit të peshkimit, duke e kthyer në sektor prioritar.

Ndryshimet e bëra së fundmi në ligjin “Për peshkimin”, synojnë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të peshkimit dhe rritje e eksporteve, si dhe në përditësimin dhe përafrimin me legjislacionin e ri të Bashkimit Evropian në fushën e peshkimit, rregullimin dhe përmirësimin e dispozitave lidhur me infrastrukturën e peshkimit, mënyrën e menaxhimit dhe transferimit të saj, si dhe rishikimin e nivelit të masave për sanksionet e parashikuara.

/a.r

Next Post
Aksident me vdekje në Dibër, 29-vjeçari humb kontrollin dhe përplas këmbësorin

Aksident me vdekje në Dibër, 29-vjeçari humb kontrollin dhe përplas këmbësorin

Comments 1

  1. Zeno Qafshkoza says:
    2 years ago

    Pavarësisht se nuk bëhen me njëri tjetrin, Edi Rama dhe Tosi i Todit e Liri Lubonjës, kanë të përbashkëta GJITHOLLOGJINË.
    Janë kompetentë për çdo gjë e në të gjitha fushat.
    Ekonomi financë, gjeologji e naftë, gjinekologji njerëzore, shtazore e deri tek seksi i pilivesave, ushtri, marinë, artileri e aviacion, polici, Banka, navigim e kudo e për çdo gjë.
    Ka mbetur vetëm që të bëjnë edhe burrat të pjellin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In