• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Video/ Rama me komisionerin e BE: Pas tërmetit çmuam miqtë e vërtetë. Do vijojmë me reformat

by Java News
16/01/2020 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, ku fokus ngelen hapat e përbashkët deri në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit shkatërrimtar dhe ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare i uroi mirëseardhje komisionerit, ndërsa theksoi se Shqipëria njohu miqtë e saj të vërtetë në ditët e tragjedisë pas tërmetit. Mes të tjerash Rama tha se sa i takon rrugës së integrimit, Shqipëria do të vijojë të bëjë të njëjtën gjë siç do të bënte në rastin po të ishin hapur negociatat.

“Ishte një kënaqësi që sot nisën ditëm së bashku me komisionerin evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin. Dhe gjëja e parë që dëshiroj të them, jo për protokoll, as për mirësjellje formale, por për hir të një të vërtetë të thjeshtë; është shprehja e mirënjohjes dhe e falënderimit për komisionerin. Ai qysh në momentin e parë pas rënies së tërmetit, që solli një tragjedi në jetën tonë, u angazhua personalisht dhe në mënyrë të vijueshme është interesuar drejtpërdrejtë qoftë për të marrë nga unë dhe na ne informacione në kohë reale për ecurinë e situatës. Qoftë për të sensibilizuar të gjithë të tjerët në funksion të nevojës së madhe të Shqipërisë për mbështetje. Po ashtu ishte pikërisht komisioneri që në momentin e parë vuri në lëvizje mekanizmin e rimbursimit të fondit të parë në atë emergjencë të madhe. Së bashku kemi vijuar diskutimin për Konferencën e Donatorëve, e cila do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel. Komsioneri dhe të tjerët janë të angazhuar. I them këto sepse në momente të vështira që kaluam kemi pasur mundësinë të çmojmë miqtë e vërtetë të vendit tonë dhe jam i kënaqur që sot e presim komisionerin si mik të vërtetë të shqiptarëve. Shumë faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe do bëni në këtë aspekt. Kemi diskutuar dhe për aspektin e integrimit dhe ke i ndarë pikëpamjet për atë se çfarë ka ndodhur në fund të vitit të shkuar dhe çfarë mund të presim nga ky vit. Ajo që është e rëndësishme është se Shqipëria do të bëjë të njëjtat gjera që do të bënin edhe po të ishin hapur negociatat në fund të viti të shkuar. Do i bëjmë me shumë vendosmëri. Kjo është e vetmja rrugë, pavarësisht arritjes apo mosarritjes së konsensusit brenda KE. E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmarrim një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e para dy ditësh i përkasin organizatës KCK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me kriminEdhe njëherë duke e falënderuar për vizitën, për angazhimin e tij të dyfishtë, qoftë në funksion të rindërtimit, pas tragjedisë së 26 nëntorit. I shpreh mirëserardhje, faleminderit shumë!”, tha Rama. /e.s/

Next Post
Konfirmon eurokomisioneri për Zgjerim: Shqipëria është gati për të hapur negociatat

Konfirmon eurokomisioneri për Zgjerim: Shqipëria është gati për të hapur negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

August 26, 2026
Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

August 26, 2026
Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

August 26, 2026
Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

August 26, 2026
Renditja sipas shteteve/ Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni në shkurt

LISTA / 50 përqind të ushqimeve i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord edhe në rajon

August 26, 2026
Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

August 26, 2026
Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

August 26, 2026
“Aplikoni për Rrjetin MIA”- Rama nis zbatimin e “Besës” në mandatin e katërt, thirrje të rinjve: Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

Pas porosive në Pogradec, Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

August 26, 2026
Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

August 26, 2026
Dollari pëson rënie, rritet paundi britanik/ Çfarë po ndodh me euron në treg ditën e sotme?

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com