Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike mbërrijnë në parlament këtë të hënë, Berisha ka komunikuar me gazetarët.
Gjatë kësaj kohe ka kaluar dhe eskorta e kryeministrit Rama, moment që s’ka kaluar pa u komentuar nga Berisha.
“Rama?! Shiko çfarë frikacaku, vjen një orë para. Siç erdhi do iki,” – u shpreh ai, ndërsa qeshte me gazetarët.
Këtë të hënë, në orën 10, parlamenti do të mblidhet në seancën dedikuar projektbuxhetit në parim për vitin e ardhshëm. Në kushtet kur opozitarët kanë paralajmëruar një seancë jo normale, mazhoranca ka gati planin B për të vënë në zbatim.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se nëse demokratët do të veprojnë me të njëjtin skenar, atë të mos realizimit të diskutimeve në sallën plenare dhe bllokimin e saj, atëherë kryetarja e kuvendit do të kalojë automatikisht në votimin e projektbuxhetit, veprim i cili është ndjekur gjatë seancave të fundit, ku janë miratuar ligje pa diskutime.
/f.s