• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Rama konferencë me Varhelyi: Komisioneri e hoqi maskën e Brukselit në Tiranë, Shengeni rajonal projekt strategjik

by
10/06/2021 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një batutë e ka nisur kryeministri Edi Rama konferencën për shtyp me komisionerin e BE për zgjerimin Oliver Varhelyi.

Rama u shpreh se është i lumtur që ai e hoqi maskën e Brukselit në Tiranë. Ai deklaroi se i kanë kërkuar BE që karta e gjelbër digjitale e Ballkanit të njihet edhe BE.

“Dua të falënderoj të gjithë. Në këndvështrimin tim është arsye e veçantë. Jemi mbledhur për të shtyrë përpara një proces që nuk ka rëndësi si e quan njëri apo tjetri por të çojë përpara jetësimin e katër lirive të Europës në rajonin tonë.

Ky proces është i mbështetur në një paketë financiare në kuadrin e një plani ekonomik dhe investimesh të BE që për nga volumi i fondeve të vëna në dispozicion të bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, portuale të inter-konektivitetit dhe gjithë sektorit të energjisë, përbën lëvizjen më të madhe historike të BE në drejtim të Ballkanit Perëndimor.

Ishte një kënaqësi sepse më në fund takimi nuk ishte virtual. Sepse ne kemi mundësi të mikpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese dhe besoj se edhe komisioneri ndihet mirë që maskat e Brukselit i hoqi në Tiranë. Planet e punës janë konkrete, Ky është një ndër ato momente kur BE e ka bërë të veten. Na takon ne të bëjmë tonë. Ne kemi qenë që në fillim dhe mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se projekti i shengenit rajonal është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme, ekonomike, sociale dhe politike për të gjithë rajonin tonë.

Më vjen mirë që sinergjia e këtij vizion me BE është e plotë. Jemi në kushtet kur po e zotërojmë procesin e Berlinit dhe shpresojmë të kalojnë në duart e komisionit europian që takimi i 5 korrikut të jetë i fundit në formatin e deritanishëm dhe vitin e ardhshëm të bëhet nën kujdesin e Komisionit. Kjo është një ambicie e jona që e ndajmë me komisionerin. Ne ndërkohë kemi vendosur paralelisht me çfarë lidhet me programet edhe një sërë pikash ambicioze për të ndërlidhur progresin e bërë së brendshme në rajonin tonë me vetë mënyrën e funksionimit.

Nëse ne këtu bëjmë hapa në drejtim të jetësimit të katër lirive të BE, ambicia është ta na njihen këto hapa edhe nga BE. Në aspektin e qeverisjes, mundësive nga pikëpamja e aktivitetit ekonomik. Ne brenda rajonit por përpara dy ditësh edhe me Hungarinë në mënyrë bilaterale kemi rëndë dakord për lëvizjen e lirë pa detyrime ekstra. Sot të gjitha vendet i kanë paraqitur KE dhe BE kërkesën që karta e gjelbër digjitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në BE”, tha Rama.

/b.h

Next Post
“Qershori muaji i Ballkanit Perëndimor”/ Vrahely: Kemi marrëveshje në BE për financimin e planit të IPA 3

"Qershori muaji i Ballkanit Perëndimor"/ Vrahely: Kemi marrëveshje në BE për financimin e planit të IPA 3

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

March 26, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In