Kryeministri, Edi Rama, ka ndarë pamje nga Fishta, duke bërë ftesë që të kalohet një fundjavë e këndshme në këtë vend historik.
Në videon e shpërndarë nga kreu i qeverisë në rrjete sociale, shihen momente nga kampionati i thyerjes së vezëve të Pashkës.
Kujtojmë se kampionati i vezëve u mbajt më 5 prill, dita që përkon me Pashkën. Mbi 400 konkurrentë morën pjesë në garë, duke sfiduar njëri-tjetrin për të nxjerrë vezën më të fortë, në një ritual që lidhet ngushtë me simbolikën e kësaj feste.











