Sot në ditën ndërkombëtare të muzikës, një personazh mjaft i veçantë do të mbajë një koncert në Butrint.
E njohim si modele, si një bamirëse, bashkëshorte e ish-presidentit të Francës Nicolas Sarkozy, por Carla Bruni është gjithashtu edhe një koëngëtare e cila ka mbajtur koncerte në shumë vende të botës. Ndalesa e saj e radhës është Shqipëria dhe pikërisht me ketë lajm, kryeministri Edi Rama ka uruar “mirëmëngjesi” me këtë “yll bote” siç ai e quan.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë yll bote që për Ditën Ndërkombëtare të Festës së Muzikës zgjodhi të këndojë për shqiptarët, ju uroj një ditë të mbarë🌹“, shkruan Rama.
g.kosovari