Kryeministri Edi Rama edhe këto ditë festash nuk ndalon së ironizuari kundërshtarët e tij politikë.
Pasi kapi gafat e Bashës për datat e Çlirimit të Shqipërisë, kreu i qeverisë “ngacmon” sërish liderin e PD
Në një postim të hedhur ditën e sotme në rrjetin social Instagram, duket një videomontazh që të kujton aventurat e Charlie Chaplin dhe të dashurës së tij.
Por në dallim nga filmi real, në fytyrat e dy personazheve janë montuar Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Filmi me metrazh të shkurtër tregon peripecitë që has çifti për t’u takuar./a.ç