• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

VIDEO /Rama, inspektime në fabrikën që ka përfituar nga fondi për bujqësinë: Mbështetje nga qeveria

by Java News
31/03/2019 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama vizitoi nga afër ambientet e një fabrike në Kavajë, e cila administrohet nga vëllezërit Dupi, të cilët e nisën rrugëtimin e tyre pas kthimit nga emigracioni në vitin 2000, ndërsa sot “Dupi Frut” është shndërruar në një prodhues me standarde të larta në fushën e agropërpunimit.

Kjo është një prej fabrikave që ka përfituar së fundmi nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural plot 10 milionë lekë të reja, “Dupi Frut”, arrin sot të eksportojë deri në tregjet holandeze, angleze e gjermane vetëm duke sofistikuar teknologjinë e përpunimit të produktit më të cilin ajo prezantohet më suksesshëm, hudhrës.

“Është e mbështetur nga AZHBR-ja, me një investim të linjës së përpunimit të tharjes dhe kompresorin e zhveshjes, prej 10 milion lekësh të reja. E gjithë fabrika është e certifikuar me standardet europiane,” thotë drejtuesja e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca. “Falë jush dhe Ministrisë që na ka ndihmuar kemi arritur që të rrisim kapacitetin e prodhimit nga 200 kg, që kam pas me këtë makineri që e kisha blerë në Kinë, të shkoj në 2 ton në vit,” shpjegon një prej vëllezërve Dupi.

Produkti i përpunuar i “Dupi Frut” eksportohet në Holandë, ku vetëm kërkesa e fundit ishte 600 ton, prodhim i kategorisë së parë, në Angli, Gjermani e deri në Zelandë të Re, ndërsa mbulon edhe tregun vendas, kryesisht Divjakën, Tiranën dhe Kavajën. “Fakti që këta kanë çarë tregun holandez, që është me siklete të jashtëzakonshme nga pikëpamja e standardeve, është niveli më i lartë,” shprehet Kryeministri Rama.

Ai konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e plotë të qeverisë në drejtim të shtimit të kapaciteteve prodhuese dhe agropërpunuese. “Fuqizimi juaj është shtim i kapaciteteve prodhuese të atyre që kanë nga 2 dynym dhe nuk është nevoja me bashku tokat në mënyrë mekanike, por me i bashku me interes, që, shkoni, bëni kontratat, secili bën punën te pjesa vet, me të njëjtën farë, me të njëjtën teknologji, me të njëjtat kushte, etj., etj.. Kjo është bujqësia që duam ne, se ajo bujqësia tjetër me shpërnda lekë kot, hidh lekë gjithandej dhe kur vinte puna në fund asnjë s’ishte i kënaqur e të gjithë vetëm mbijetojnë, nuk funksionon. Kështu që ne do ju mbështesim shumë fort. E kemi objektiv, jo vetëm eksportin e prodhimeve të freskëta, apo të përpunuara në këtë nivel, por edhe agropërpunimin këtu,” deklaroi Kryeministri Rama.

“Dupi Frut” aktualisht ka rreth 30 punëtorë dhe në varësi të kërkesës pritet të shtojë numrin e të punësuarve në 100 vetë. Shoqëria ka në zotërim 40 ha tokë të marra me qira, të mbjella me perime, vreshta dhe sera me domate qershi. Produkti është i certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare.

g.kosovari

Next Post
Lindja e parë pas shumë vitesh në spitalin e Kuçovës, Manastirliu: Do të riorganizohen spitalet bashkiake

Lindja e parë pas shumë vitesh në spitalin e Kuçovës, Manastirliu: Do të riorganizohen spitalet bashkiake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

September 15, 2026
Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

September 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Shtator 2026

September 15, 2026
“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

September 15, 2026
Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com